Përgigje ndaj kriticizmit të Kristian Kahrs / 26.03.2015

Hyrje

Një mik i imi më pyeti një ditë nëse do t’i përgjigjem artikullit negativ që një norvegjez i quajtur Kristian Kahrs e ka postuar në lidhje me dokumentimin tim për krimet e luftës të kryera në Kosovë kundër shqiptarëve civilë nga regjimi i Millosheviqit në periudhën 1998-1999 (shih: http://sorryserbia.com/2015/josef-martinsen-debunked). Ju përgjigja mikut tim se formulimet dhe pohimet e Kristian Kahrs nuk kanë forcë shpifëse. Më patën paralajmëruar miqtë e mi në Norvegji dhe Serbi në lidhje me të para se të udhëtoja për në Beograd në vjeshtën e vitit 2013. Më thanë se me kalimin e kohës Kristian Kahrs ka zhvilluar tipare të forta nacionaliste serbe. Njerëzit brenda rrethit të tij më thanë se ai kishte kontakte me anëtarë të organizatës nacionaliste dhe ekstremiste serbe të quajtur “Obraz” e cila është ndaluar në Serbi në vitin 2012.

Kontakti im me Kristian Kahrs që nga vjeshta e vitit 2013 më ka bindur se karakteristikat e tij që më ishin raportuar para se të shkoja në Serbi kanë dëshmuar, sipas vlerësimit tim, të jenë të vërteta. Përveҫ asaj, do ta përmendja se ai është person që bënë pyetje të pakëndshme dhe e ka një shkallë të ulët të njohjes së vetes. Ky artikull do të shërbejë si mësim/trajnim nga dikush i rritur për z.Kahrs.

Me një sfond të sipërpërmendur, vendosa që t’i japë përgjigjen time më poshtë Kristian Kahrs-it në lidhe me artikullin e tij për dokumentimin tim të krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga vitet 1998-1999 nga autoritetet serbe nga ish Presidenti Slobodan Milosheviq, duke iu referuar gjithashtu vendimeve kundër regjimit të Milosheviqit nga ana e Gjykatës (GJND-ja) në Hagë në vitin 2009. Ky artikull mund të jetë i dobishëm për lexues të rinj dhe mosha më të reja që nuk i mbajnë abuzimet dhe vrasjet e kryera gjatë viteve 1998-99.

Jam shumë i kënaqur që përmes kontribuimit tim, sulmet kundër civilëve shqiptarë, serbë dhe romë janë vendosur në agjendë për ekspozim të krimeve të kryera në Kosovë nga viti 1998-1999 (për më shumë informacione, shih www.kosovotrilogji.com). Unë nuk kam bërë dallim në dokumentimin tim në mes grupeve të ndryshme etnike. Për mua ata të githë janë bashkëqenie njerëzore. Abuzimet ndodhën në Kosovë dhe janë kryer kryesisht nga serbët gjatë regjimit të Milosheviqit, dhe këto abuzime nuk janë pranuar ende nga autoritetet aktuale serbe. Është e rëndësishme që brezi i ri të merr versionin e vërtetë në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë nga regjimi i Milosheviqit. Ushtarët, oficerët, oficerët e policisë dhe forcat paramilitare serbe që i urdhëruan ose e tërhoqën këmbëzën në krimet kundër fëmijëve, grave dhe burrave, të rinj dhe të vjetër nuk janë mbajtur akoma përgjegjës për abuzimet e tyre. Deri tani qindra civilë shqiptarë dhe një numër më i vogël i civilëve serbë dhe romë figurojnë të humbur. Egziston një probabilitet i madh se këta njerëz janë në varre masive në Kosovë dhe Serbi. Lutem që serbët dhe shqiptarët që kanë marrë pjesë në vrasje të ngritën dhe të tregojnë atë që ata e dinë në lidhje me abuzimet dhe se ku janë të varrosur të humburit. Autorët e krimeve që kanë informacione për të lartpërmendurit mund të më kontaktojnë në këtë email adresë: post@kosovotrilogy.com. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet.

Lidhja ime me konfliktin e Kosovës gjatë viteve 1998-1999 është sepse unë u përfshiva në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) përmes Ndihmës së Kishës Norvegjeze në Norvegji (NKN) për t’i koordinuar përpjekjet për heqjen e kufomave nga puset e ujit përgjatë Kosovës nga korriku 1999 deri në 2000. Në vitin 2005 unë e publikova në Norvegji librin “Dødsbrønnene i Kosovo” (Puset e Vdekjes në Kosovë). Vendosa që në vjeshtën e vitit 2006, përmes iniciativës personale të siguroj dokumentacione të asaj që ishte gjetur në katërqind varre masive që i ishin raportuar Kishillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga ana e Kryeprokurores së GJND-së, Karla Del Ponte në nëntor të vitit 1999. Më shumë se dhjetë mijë civilë, duke përfshirë fëmijë, gra dhe burra të gjetura në varre masive e meritojnë vëmendjen tonë. UNMIK-u, dhe as autoritetet tjera në Kosovë nuk kishin bërë ndonjë përpjekje për të siguruar dokumentim zyrtar. Kur konflikti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës iu afrua fundit (pranverë 1999) kryesisht falë intervenimit të NATO-s të drejtuar nga SHBA-ja dhe Britania, shumë varre masive në Kosovë u rihapën nga autoritetet serbe si përpjekje për t’i zhdukur provat në lidhje me krimet që ata i kishin kryer. Kufomat nga shumë varre masive u transportuan me kamionë në Serbi ku ata u varrosën në varre të reja masive në të paktën pesë vende të ndryshme—një prej këtyre vendeve më të njohura ishte Batajnica, disa kilometra nga Beogradi dhe Rashka në Serbinë jugore në drejtim të Kosovës.

Metodat dhe sfera për mbledhjen e informatave në lidhje me të vdekurit dhe të humburit

Zakonisht janë tri metoda për implementimin e mbledhjes së informatave:

  1. Dokumentimi dhe listat e emrave nga UNMIK-u, UNHCR-ja, GJND-ja dhe OJQ-të e njohura ndërkombëtarisht si Kryqi i Kuq në terren që punonin për KB-në.

  2. Marrja fizike e informacioneve në terren gjatë intervistave (gjë që e kërkon një numër të madh mbrapa njerëzve dhe burimeve).

  3. Kombinimi i metodave 1 dhe 2 (e kërkon një organizim të madh mbrapa njerëzve dhe burimeve)

Zgjedhja ime e metodave për mbledhjen e të dhënave u bë Metoda 1. Unë u informova në vitin 2006 që Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-u), i krijuar në qershor të vitit 1999, nuk kishte ndërmarrë ndonjë informacion në lidhje me katërqind varret masive të sipërpërmendura. Në mënyrë që të siguroja sa më shumë informata që është e mundur në lidhje me civilët e vdekur ose zhdukur që ishin raportuar nga Kryqi i Kuq dhe OJQ-të tjera, unë mora kopje të këtyre listave për ti përdorur në dokumentimin tim. Meqë operoja i vetëm dhe pa ndonjë mbështetje financiare, ishte e rëndësishme që të përdorim dokumentacione që tashmë ekzistonin dhe që e përshkruanin situatën nga dora e parë në lidhje me regjistrimin e civilëve të vdekur dhe të humbur.

Sfera dhe forma e mbledhjes së informatave zakonisht përcaktohet para fillimit të punës dhe mund të bëhet në të paktën dy mënyra:

  1. Mbledhja e të dhënave mbi të vdekurit dhe të humburit është e vlefshëme për një qëllim të caktuar—në rastin tim katërqind varre masive ku kanë qenë të varrosur vetëm civilët.

  2. Mbledhja e të dhënave mbi të vdekurit dhe të humburit aplikohej për të gjithë të përfshirë në terren, ushtria, policia, paramilitarët dhe civilët.

Unë e zgjodha numrin 1, meqë e kisha një objektivë të kufizuar, domethënë katërqind varre masive që GJND-ja ia kishte raportuar Këshillit të Sigurimit të KB-s në nëntor të vitit 1999. UNMIK-u dështoi në adresimin e rrethanave në lidhje me varret masive dhe dështoi në dhënien e fondeve për institucionet brenda administratës të vendosura në Kosovë pas konfliktit të cilat shumë lehtë do të mund ndërmerrnin veprim në nxjerrjen e informatave relevante.

Të tjerët që kishin mbledhur informata mbi të vdekurit dhe të humburit e kishin zgjedhur zgjidhjen nr.2 (shih listën më poshtë).

Më poshtë janë ata që kanë lëshuar dokumente mbi të vdekurit dhe të humburit në Kosovë:

  1. Jusuf Osmani, Kosovë, “Krimet serbe në Kosovë”

  2. Josef Martinsen, Norvegji, “Trilogji për Kosovën” që i përmban dy libra, “Ҫfarë Ndodhi në Kosovë 1998-1999”, “Puset e Vdekjes në Kosovë” dhe një dokumentar “Procesi Pas një Lufte”.

  3. Këshilli për Mbrojtjen e Të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Kosovë.

  4. LDK, Kosovë “Pasojat e Luftës në Kosovë 1998-1999”.

  5. Qendra Humanitare Juridike, Beograd/Prishtinë, “Libri i Kujtimeve të Kosovës”.

Shënim

Kur u tërhoqën autoritetet serbe nga Kosova në qershor të vitit 1999, ata më parë i kishin marrë të gjitha dokumentacionet dhe arkivat që e ekzistonin në nivelin shtetëror dhe komunal. Kur UNMIK-u e mori kontrollin mbi Kosovën ata nuk kishin regjistra të popullatës ose arkiva që do të mund të ndihmonin në krijimin e listave të të vdekurve dhe të humburve. Autoritetet dhe tjerët qe merren me të vdekurit dhe të humburit ishin shumë të varur në listat që ishin krijuar nga organizatat ndërkombëtare si Kryqi i Kuq, GJND-ja dhe OJQ-të tjera. Për shkak se u përdorën tri gjuhë të ndryshme: anglishtja, shqipja dhe serbishtja, rishikimet ishin deri diku të mangëta. Shumë persona që erdhën dhe raportuan nuk mundën ta dokumentonin se kush ishin dhe se kë e përfaqësonin. Forcat ushtrarake, policore dhe paraushtarake të cilat morën pjesë në deportimin me forcë të më shumë se gjysmës së popullatës civile shqiptare, në kufijt e Kosovës iu konfiskuan dokumentacionet që do të mund të dëshmonin se ata ishin nga Kosova. Përveq kësaj, shumicës së njerëzve iu rrëmbyen gjëra me vlerë para se të përziheshin nga Kosova. Kjo lloj situate krijoi vështirësi të mëdha kur njerëzit u kthyen dhe nuk mund të identifikoheshin siç duhet për qeverinë e re ndërkombëtare që i regjistronte informacionet në lidhje me popullatën që kishte ardhur nga jashtë vendit dhe të vdekurit si dhe të humburit pas konfliktit.

Mospërputhjet në dokumentacionet e mësipërme për të vdekurit dhe humburit do të vendosen vetëm kur historianët të kalojnë përmes dokumentacioneve të mbajtura nga organizatat dhe individët e ndryshëm të cilët kishin kontribuuar në mbledhjen e të dhënave.

Një pikë shumë e rëndësishme në punën time ishte filtrimi i të vdekurve dhe të humburve që i takonin listave të ushtrisë, policisë, paramilitarëve dhe milicisë së armatosur civile serbe nga regjistrat e mi.

Anëtarët e entiteteve të lartpërmendura ishin regjistruar nga punëdhënësit e tyre, kështu që për mendimin tim ishin mbajtur shënim nga autoritetet relevante për të cilat ata punuan gjatë konfliktit në rast vrasjeje ose raportimi si të humbur. Fëmijët, gratë dhe burrat që janë të listuar në dokumentimin tim janë ata që janë ekspozuar ndaj krimeve të luftës dhe janë vendosur në afërsisht katërqind varre masive në Kosovë dhe Serbi. Shihni gjithashtu dokumentet e Gjykatës dhe gjykimet ndaj regjimit të Milosheviqit nga GJND-ja në Hagë në vitin 2009.

Në librin, “Ҫfarë Ndodhi në Kosovë nga 1998-99”, e kam menduar se mund të ketë gabime në dokumentimin tim dhe më vjen keq për këtë. Sidoqoftë, është me rëndësi që sa më shumë njerëz që është e mundur të ndihmojnë të hedhin dritë mbi vrasjet që ishin kryer në Kosovë kundër popullatës civile.

Pastaj, varet nga historianët, që kur të vijë koha që ta japin gjykimin e fundit në dokumentimin që ekziston dhe motivet mbrapa prezantimeve të ndryshme.