Josef Martinsen (1940)
Lindi në Stavanger është edukuar në armatën e Norvegjisë. Pas karrierës si major me shërbim në Norvegji dhe jashtë vendit për gjatë shtatëmbëdhjetë viteve ai e la ushtrinë dhe zuri një pozitë si menaxher operacional në Emil Moestue AS, Oslo, Norvegji për gjashtë vite. Pastaj ishte marrë nga banka të ndryshme private biznesore si këshilltar i pavarur për rreth 2-3 vite. Nga 1989 ai mori një post si asistent kryesor i kompanisë në bankën qendrore të Norvegjisë për nëntë vite dhe më vonë fitoi një pensionim të hershëm të planifikuar për gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Në korrik të 1999 ai ishte angazhuar nga kisha mbështetëse Norvegjeze që të koordinoj një program emergjent në Kosovë për çështjen e zhvendosjes se trupave të vdekur nga puset kudo në Kosovë.
Nga 2001 ai filloi një iniciativë personale që të dokumentojë të gjitha rezultatet e krimeve të luftës mbi shoqërinë civile në Kosovë. Në 2005 ai publikoi librin e parë “Kosova: Puset e vdekjes”. Në 2006 filloi rikërkimin duke u interesuar për raportin e kryeprokurores Karla Del Ponte, në ITCY në Hagë, tek sekretari i përgjithshëm i UNMIK-ut Kofi Anan, rreth 400 varreza masive të regjistruara dhe mija civil të vdekur në Kosovë. Katër vite më vonë, në 2010, ai e publikoi, “Çfarë ndodhi në Kosovë -1998/99 – dokumentim”. Në 2011 prezantoi filmin dokumentar “Procesi i pas luftës” rreth krimeve të luftës në Kosovë.
Nga 2012 ai ka qenë duke punuar në planin për prezantimin publik të trilogjisë rreth Kosovës 1998/99 në Serbi dhe Kosovë. Martinsen momentalisht është duke jetuar në Beograd.